Sport

Kaçe tregon vuajtjet te Panathinaikos: Luajnë 6-7 muaj pa rroga

Ergys Kaçe do të luajë këtë javë ndeshjen e fundit me fanellën e Panathinaikos dhe më pas do t’i japë lamtumirën skuadrës nga Athina e cila ka probleme të mëdha financiare. Në një intervistë për mediat greke, Kaçe ka treguar se në klub, lojtarët e tjerë kanë 6-7 muaj pa u paguar, për shkak të problemeve financiare.

“E vërteta është se ata që kanë qëndruar te Panathinaikos janë 6-7 muaj pa marrë rrogat. Në çdo ndeshje ata japin 100% ndërsa të tjerët do të ishin larguar. Askush nuk do të qëndronte në skuadër e të jepte 100% duke e ndihmuar kaq shumë. Kjo është e dukshme në çdo ndeshje. Këtu te Panathinaikos ishte një periudhë e vështirë, por të gjithë me ndihmuan që nga momenti i parë. Pavarësisht problemeve që kishin ata më ndihmuan për shumë gjëra dhe dua t’i falënderoj. Nuk e prisja një ndihmë të tillë duke parë situatën që po kalonte klubi”, deklaroi Kaçe sa i përket eksperiencës së tij te Panathinaikos



Vetë futbollisti paguhet nga PAOK, skuadër të cilën e ka pasur përballë si kundërshtare në fundjavë duke u mundur 3-0 nga ajo. Por edhe pse ai do të largohet në verë nga Panathinaikos, mesfushori me sa duket nuk e mendon kthimin te PAOK, pasi ka insistuar se kërkon në ekip ku të ketë rol protagonisti, e jo të jetë rezervë si te skuadra e Selanikut.

“Kishte ndjesi të ndryshme, pasi 6 muaj më parë ne ishim bashkë në një skuadër, ishte një ndjesi e çuditshme dhe isha i lumtur që i takova. U argëtuam duke luajtur futboll kundër njëri-tjetrit, pavarësisht faktit që rezultati nuk ishte i drejtë, pasi mendoj se nuk duhej të përfundonte 3-0. PAOK luan futbollin më të bukur nga të gjitha skuadrat, është ekipi më i bashkuar. Avantazhi i tyre është se luajnë si skuadër. Nuk ka asnjë dyshim se kë dua që të fitojë mes PAOK dhe AEK në finalen e Kupës”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas