Kryesore

‘Ka vetëm një Europë’: Merkel dërgon zyrtarin e lartë në Shqipëri

Ballkani është rikthyer në qendër të vëmendjes së Uashingtonit dhe Brukselit, sidomos pas zhvillimeve në Kosovë dhe Maqedoni.

Fqinjët tanë presin të japin një zgjidhje për çështjen e emrit me Greqinë, kurse Kosova shpreson që të arrijë një marrëveshje me Serbinë.



Në këtë situatë, gjithmonë e më shumë lakohet ndikimi i Rusisë në rajonin tonë.

Gjermania vazhdon të jetë ‘rojtari’ kryesor i situatës në rajon. Për këtë arsye, ministri i Jashtëm federal, Heiko Maas do të nisë një vizitë në rajon.

Raportohet se të mërkurën ai do jetë edhe në Tiranë.

Përpara se të nisë vizitën e tij, ai ka deklaruar se ka vetëm një Europë.

“Europa nuk ndahet në drejtime, për ne ka vetëm një Europë”, tha ai.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas