Kronika

“Ka ndodhur me dëshirën e saj”, babai monstër “pendohet” në Gjykatë. Kërkoi që…

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg babain monstër, i cili ka abuzuar seksualisht me të bijën e tij prej 16 vjetësh. 61-vjeçari Qirjako Nakuçi doli i rrënuar përpara togave të zeza dhe shfaqi një gjysmëpendesë, por nuk vonoi dhe kërkoi të ndante edhe fajin. Kështu, para togave të zeza, Nakuçi pranoi se kishte abuzuar seksualisht me vajzën që në moshë të re, por më pas, gjithçka, sipas tij, ka ndodhur edhe me dëshirën e vajzës. Prokurorja Elsa Miho kërkoi “arrest me burg” për 61-vjeçarin deri në përfundim të hetimeve. Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, për shkak edhe të ruajtjes së të dhënave personale të viktimës. Nakuçi ishte i pranishëm në sallën e gjyqit me avokat të caktuar kryesisht. Gjyqtari Altin Abdiu pranoi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës dhe vendosi “burg” për babain monstër. Tashmë, ai do të qëndrojë prapa hekurave deri në përfundim të hetimeve. Sipas Prokurorisë, vajza është abuzuar sistematikisht nga i ati seksualisht dhe është gjendur prej 16 vjetësh nën presion për të mos treguar. Mirëpo, ka qenë angazhimi i vajzës me një komunitet kishtar, që e ka bërë të flasë sot në moshën 25-vjeçare dhe të denoncojë dhunën seksuale nga i ati. Sipas rrëfimit të vajzës, ajo është detyruar edhe të abortojë, pasi ka mbetur shtatzënë disa vite më parë.

Gjykata-e-Tiranes_9_14



NGJARJA

Sipas informacioneve mësohet se Policia vuri në pranga 61-vjeçarin Qirjako Nakuçi, pas denoncimit që kanë bërë murgeshat, pas rrëfimit të vajzës. Po ashtu, është marrë për t’u pyetur dhe vajza 25-vjeçare. Sipas hetimeve, nëna e 25-vjeçares ishte divorcuar nga Qirjako Nakuçi që në vitin 2002 dhe më pas është larguar duke lënë pas vajzën dhe dy fëmijët e tjerë në duart e monstrës. Në atë kohë nis edhe abuzimi seksual me vajzën, që kur ishte 9 vjeçe, gjithmonë sipas denoncimit të saj. Ajo ka rrëfyer gjithçka në komunitetin kishtar ku bënte pjesë. Pas ndarjes, tre fëmijët e tjerë të çiftit, dy vajza dhe një djalë, qëndruan me babain e tyre 45-vjeçar. Në vend të përkujdesjes për fëmijët, babai ka abuzuar me vajzën e madhe, në atë kohë 9 vjeçe, sot 25 vjeçe. Për 16 vjet me radhë, vajza është përdhunuar nga babai i saj. Ata ishin në vështirësi ekonomike dhe jetonin në një banesë të vogël me një dhomë në periferi të Tiranës. Babai monstër vinte shpeshherë i dehur në banesë. Prokuroria do të marrë në pyetje në prezencë edhe të psikologut fëmijët e tjerë të familjes për të mësuar më shumë detaje dhe nëse edhe ata kanë qenë në dijeni të faktit penal.

LARGIMI

Vajza, aktualisht 25 vjeçe, ka rrëfyer në Polici se i ati e ka përdhunuar për herë të parë që kur ishte 9 vjeçe. Ajo ka treguar se ai e ka kërcënuar dhe ka ushtruar dhunë të vazhdueshme dhe nuk e ka lejuar që t’i tregojë askujt. Ngjarja bëhet edhe më dramatike, pasi e dëmtuara ka rrëfyer se i ati e ka lënë shtatzënë dhe ajo është detyruar të abortojë. Prej disa ditësh, 25-vjeçarja J. N. ishte larguar nga shtëpia e saj, që ndodhet në rrugën “Sulejman Delvina” në Tiranë dhe ishte strehuar te murgeshat. Ajo shkonte shpesh aty, për shkak se ishte besimtare, por pavarësisht se i ati kishte abuzuar seksualisht me të për vite me radhë, nuk ishte rrëfyer asnjëherë për atë që i ndodhte. Por, për shkak të dhunës së vazhdueshme të ditëve të fundit nga i ati, ajo kishte vendosur të largohej nga shtëpia. Prindërit e saj ishin divorcuar që prej vitit 2002 dhe ajo jetonte me të atin e motrën 1 vit më të vogël. Vëllai i saj 22-vjeçar jetonte disa metra më tej, në të njëjtën lagje me të, me të ëmën. Por, prej pak ditësh, motra e së dëmtuarës ishte martuar me një shtetas të huaj dhe 25-vjeçarja ishte detyruar që të jetonte vetëm me babanë monstër, që vijonte abuzimin seksual me të.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas