Kryesore

Juventusin e ndihmon Chelsea për të blerë Ronaldon






               Publikuar në : 11:17 - 06/07/18 |
mapo.al

Mund të duket paradoksale, por transferimin e Cristiano Ronaldos tek Juventusi po e bën të mundur Chelsea. Ose më saktë, Maurizo Sarri, kundërshtari kryesor i bardhezinjve në sezonet e fundit në Serinë A. Po si?


Tekniku toskan, që është në pritje të zyrtarizimit te blutë e Londrës (duhet të gjejë marrëveshjen me De Laurentiis), kërkon të marrë në “Stamford Bridge” tre lojtarë bardhezi: Gonzalo Higuainin, Daniele Ruganin dhe Alex Sandron.

Paratë që Juventusi do të sigurojë nga shitja e tyre do të mjaftojnë për kartonin e 5 herë fituesit të Topit të Artë.

Reali Madridit, tashmë i vetëdijshëm që nuk mund ta evitojë largimin e CR7, në orët e fundit e ka rritur kërkesën, pra nga 100 milionë synon të arkëtojë nga 120-150 milionë euro. Juventusi nuk ka pse të trembet, sepse paratë ia siguron Chelsea.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas