Sport

Juventusi ofron Higuain dhe 50 mln euro për Icardi-n, vjen reagimi i Interit

Merkato e verës premton lëvizje befasuese dhe njëra prej tyre mund të jetë kalimi i Mauro Icardi-t te Juvja. Mediat italiane shkruanin dje se klubi kampion i “Seria A” ka ofruar 50 mln euro dhe Higuain për të marrë kapitenin e zikaltërve, i cili ka një klauzolë 110 mln euro për klubet brenda Italisë.

 



 

Sot ka ardhur reagimi zyrtare i klubit të Milanos, që nëpërmjet drejtorit ekzekutiv të klubit, Alessandro Antonello, ka bërë të qartë se do të bëjnë gjithçka për të mbajtur 25-vjeçarin në skuadër.

“Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbajtur kapitenin, ai është një pjesë shumë e rëndësishme e klubit tonë”, tha Alessandro Antonello për RMC Sport.

“Juventus? Sezoni sapo ka përfunduar dhe tashmë po flasim për thashethemet e transferimit. Duhet të qëndrojmë të qetë, ne kemi planet tona. Së pari ne duhet të mendojmë për fundin e vitit financiar, më pas ne do të mendojmë për nënshkrimet për sezonin e ardhshëm”, përfundoi ai.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas