Sport

Juventus ‘përmbys’ Bolognën dhe prek titullin e 7 radhazi

 Juventus hodhi një tjetër hap drejt titullit të 7 radhazi kampion në Serinë A, teksa mposhti Bolognën me rezultatin 3-1 dhe çoi përkohësisht në 7 pikë distancën nga Napoli ndjekës.

Kjo sfidë nuk nisi aspak mirë për bardhezinjtë, që vuajtën shumë në pjesën e parë dhe e panë veten në disavantazh, pas golit të shënuar nga Verdi me 11-metërsh.

Gjithsesi Allegri bën lëvizjen fituese në pjesën e dytë, pasi hedh në fushë Douglas Costën, që në një formë të shkëlqyer, udhëheq bardhezinjtë drejt përmbysjes.



Fillimisht është De Maio që shënon në portën e tij, ndërsa më pas është Khedira që shënon golin e avantazhit me kokë, pas një daljeje të gabuar të portierit të emilianëve, Mirante. Vetëm pak minuta më vonë, Douglas Costa shpërthen sërish në krah dhe asiston për Dybalën, që shënon edhe golin e 3-të për t’i dhënë 3 pikët Juventusit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas