Sport

Juventus interesohet për mesfushorin e Bayern

Juventus po planifikon një lëvizje për mesfushorin e Bayern Munchen, Renato Sanches. Portugezi u bashkua me kampionët e Gjermanisë në vitin 2016, pas një performance fantastike në Kampionatin Europian, por që atëherë ka luajtur vetëm 18 ndeshje në Bundesliga për ta. Në sezonin e kaluar mesfushori i talentuar u huazua në Premier League te Swansea, por as aty nuk pati shkëlqim. 21-vjeçari tani është kthyer sërish te Bayern dhe duket se është gati për hapin e madh. Trajneri Kovaç i ka dhënë mundësinë dhe ai nuk ka zhgënjyer.

Bayern nënshkroi me Sanches për një tarifë fillestare prej 35 milionë eurosh me një shtesë deri në 45 milionë euro shpërblime të varura nga performancat e tij dhe objektiva të caktuara. Deri tani ai nuk e ka shfaqur potencialin e tij, por këtë sezon ka dhënë disa sinjale ndërsa shkëlqeu në ndeshjen e fundit. Zonja e Vjetër e shikon me interes afrimin e tij, pasi Max Allegri kërkon të përforcojë këtë repart. Drejtuesit e bardhezinjve me ndihmën e super agjentit Jorge Mendes, po kërkojnë të afrojnë një mesfushor të ri dhe me Lazio-n në prag të rinovimit të kontratës me Sergej Milinkovic-Savic, kanë shënjestuar Sanches.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas