Sport

Jurgen Kloop ngre në pedestal Shaqirin: Është futbollist fantastik

Xherdan Shaqiri u largua nga Stoke City gjatë këtij afati kalimtar të verës për t’iu bashkuar gjigantit anglez Liverpool, për një shifër relativisht të lirë, 13 milion euro.

Pas paraqitjeve të mira edicionin e kaluar në elitën e futbollit anglez por edhe në Kampionatin Botëror, shumë skuadra shfaqen interes për shërbimet e mesfushorit kosovar, por ishte “The Reds” që me insistimin e Jurgen Klopp arritën të nënshkruanin me Shaqirin.



Por çmimi i ulët që u pagua bënë që disa analistë të dyshonin te cilësitë e Shaqirit, ndërsa për këtë ka folur edhe trajneri gjerman.

“Në Angli është gjithçka ndryshe sa i përket transferimeve. Nëse një lojtar nuk kushton shtrenjtë atëherë ekziston dyshimi se ai mund të jetë i padobishëm. Shembull kishte shumë dyshime për interesin tonë në Shaqirin. Ne kemi paguar 13 milionë funte për të, por Shaqiri është një lojtar fantastik dhe tani të gjithë në klub e duan atë. Në krahasim me Gjermaninë në Angli është vërtetë ndryshe dhe ka paragjykime te lojtarët varësisht nga çmimi i tyre”-përfundoi Kloop.

Shaqiri e ka nisur mjaftë mirë aventurën te Liverpooli duke shënuar gola e duke dhuruar asistime. “The Reds” e ka nisur mirë sezonin në Premier League ku ka marrë dy fitore në po aq takime.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas