Kryesore

Juncker bën deklaratën e fortë, Zonja Meri: Ja kur futemi në BE

“Unë i njoh përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian dhe nuk dua rikthim të luftës në Ballkanin Perëndimor”. 

Kanë qenë këto fjalët e presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në seancën plenare të BE-së, ku po zhvillohet debat me presidentin francez, Emmanuel Macron.



Ai e quan të rëndësishme integrimin e Ballkanit perëndimor në BE, teksa disa eurodeputetë kanë përshëndetur këtë deklaratë të tij, e cila është shpërndarë menjëherë në Twitter nga shumë persona.

Sot pritet raporti i KE për Shqipërinë, ku do të mësojmë nëse Shqipëria do të çelë negociatat me BE. Është spekuluar shumë për vitin se kur Shëipëria mund të futet në BE megjithatë nuk ka asgjë konkrete.

Një parashikim për fatin e Shqipqërisë e jep dhe astrologia Meri Shehu. Në një lidhje telefonike mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, Meri u shpreh se në letrat e saj del që Shqipëria do futet në BE në vitin 2021.

“Mua më dilte shumë më shpejt. Më dilte në vitin 2021. Unë do të riskoj. Është shumë shpejt për ta thënë por mua kështu më doli”, shprehet Meri.

Mbetet për t’u parë nëse parashikimi i astrologes do jetë i saktë.

PasPara

1 koment

  1. Te anetaresohesh ne BE nuk eshte as dasem, as mort. Po te mos isha shqiptar, nuk do ta kuptoja kete ekzaltim, por duke qene shqiptar, une e kuptoj fort mire pse vihet re njefare euforie. Gjergj Fishta ka shkruar nje artikull dikur, para 105 viteve, “Shqiptaret presin cka u jep Europa”. Shqiptaret sot, pas 105 viteve nga artikulli i Gjergj Fishtes, po presin cka u jep Europa.
    1. Europa nuk jep, “merr e jep”.
    2. Nuk asht Europa “buka e Krishtit” o Shqiptare !!!
    3. Nuk pasuroheni “tak fak” se hapen negociatat!
    4. Nese te kriset zorra prej se thatit, mos kujto se ta mbush Europa!
    5. Nese rri ne kafe, tuj ba boten fele fele si shalqi Stajket, prit mandej me goje hapun si zog pllumbit, se nuk te bjen gja ne skjep!

    Meri mund te jete magjistare por per mua data nuk ka fare rendesi. Më rendesi ka qe ne momentin kur te pranohesh te mos kesh statusin e “zorraxhiut” ne nje klub “xhentellmenesh”. Dhe me gjithe deshiren e mire, ne 2021 Atdheu do te jete akoma “zorraxhi”, te pakten per Europen… se per fodullet arnaute, jemi ne vend te pare per gjithcka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas