Kronika, Kryesore

‘Ju vdekshin fëmijët’: Dalin pamjet e tensionit në Gjykatën e Krimeve të Rënda

Tension dhe dhunë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Familjarët e grupit të Lazaratit, që akuzohen për vrasjen e efektivit të policisë Ibrahim Basha pas dhënies së vendimit të trupës së Apelit, që ka lënë në fuqi vendimet e Shkallës së Parë me vetëm dy ndryshime të vogla, kanë reaguar duke e kundërshtuar me dhunë.

Familjarët kanë hedhur karrige në drejtim të trupit gjykues, ndërsa kanë lëshuar edhe mallkime kundër tyre si “Ju vdekshin fëmijët”.



Report TV raportoi gjithashtu se janë dhunuar dhe ofenduar edhe gazetarët. Një gazetare është goditur njëri nga familjarët e grupit të Lazaratit.

Report TV ka siguruar pamjet e momentit ku janë goditur dhe ofenduar gazetarët te Gjykata e Krimeve të Rënda. Ajo që e bën më të rëndë ngjarjen është fakti që policia nuk ndërhyri, ndërsa nuk kishte marrë asnjë masë për senacën e sotme.

Të dënuarit e grupit të Lazaratit për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha/ Vendimi i Apelit sot
Albion Aliko – Burgim i përjetshëm- Mbetet në fuqi
Bajram Boci – Burgim i përjetshëm- Mbetet në fuqi
Elvis Boçi – 35 vite burg- Mbetet në fuqi
Alban Aliko – 20 vite burg- Apeli sot e uli në 18 vite
Elson Kasma – 18 vite burg- Apeli sot e uli në 17.6 vite

Xhulio Malo – 10 vjet- Mbetet në fuqi
Klodian Selimi – 13 vjet- Mbetet në fuqi
Oltion Proko – 9 vite burg- Mbetet në fuqi
Dervish Gaba – 15 vite- Mbetet në fuqi
Ruhan Hija – 15 vite burg- Mbetet në fuqi
Iljaz Xhaferri – 15 vite burg- Mbetet në fuqi

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas