Teknologji

Ju ka humbur celulari por është pa zile? Mësoni mënyrën e thjeshtë për ta gjetur

Besoj se ju ka ndodhur ta keni lënë ceularin diku dhe të mos mbani mend se ku e keni lënë. Mua më ndodh gjithë kohës. Në këtë rast zgjdhja më praktike është t’i dërgoj zile nga një celular tjetër dhe të ndjek zilen deri sa ta gjej, por si t’ja bëj kur e kam celularin në “silent mode”?

Epo këtu situata vështirësohet goxha dhe unë si ju nuk e kam luksin të pres deri sa celulari im të më dalë vetë përpara syve.



Ndaj në këtë atikull po ju tregoj një mënyrë të thjeshtë, me anë të së cilës mund të gjeni telefonin e “zhdukur”.

Ju e dini tashmë se një pajisje elektronike e cila ka të instaluar sistem audio interferon kur është pranë një tjetër pajisjeje të së njejtës natyrë. Ndaj nëse keni në shtëpi një pajisje të tillë (box-er të jashtëm, mp3 player, iPod) ndizeni dhe lëshoni në të muzikë me zë të lartë. Ndërkohë telefonit tuaj dërgojini zile nga një telefon tjetër. Lëvizni nëpër të gjithë hapësirën ku ndodheni duke mbajtur në dorë këtë pajisjeshkruan Anabel.

Kur të ndodheni afër celuarit tuaj, i cili po bie, box-eri i jashtëm do të interferojë dhe ju do ta dëgjoni zhurmën e besdisshme të interferimit. Kjo do të thotë se celulari juaj është i fshehur diku aty rrotull. Kontrolloni me kujdes dhe me shumë mundësi keni për ta gjetur se ku e keni lënë.

Kjo nuk është një mënyrë fort gjeniale, duke marrë parasysh faktin se askush nuk ka dëshirë të bëjë xhiro nëpër shtëpi me një box në dorë duke kërkuar celularin. Ama kjo është mënyra e vetme e cila funsionon si për aparatët celularë me sistem programimi Android edhe me ata me sistem Ios.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas