Dikur

“Ju flet Tirana”, kush janë dëgjuesit e parë të radios shqiptare

Kush e dëgjonte Radio Tiranën më 1939? Sigurisht, të gjithë ata që kishin një aparat radioje dhe banonin pranë stacioneve të transmetimit. Këtë mundësi nuk e kishin ata që banonin larg stacioneve apo antenave përsëritëse të valëve. Për të dëgjuar radio të largëta, publiku përdorte aparate të posaçme radio-amatore. Sigurisht që Radio Tirana kishte dëgjuesit e vet, shqiptarë e të huaj, brenda dhe jashtë vendit. Bashkangjitur vendosim një fotografi të ndërtesës së Radio Tiranës (fotografi e fundviteve ’30) dhe dy lista me dëgjues radio-amatorë të Radio Tiranës të viteve 1938-39. Të parin në listën e shqiptarëve që banojnë larg shohim Akademikun Dhimitër Shuteriqi, që e dëgjonte Radio Tiranën në Athinë, apo, më poshtë, të shquarin Rauf Fico, që dëgjonte nga Berlini. Kemi edhe “një shkodran” në Shkodër, apo “një kavajas”, në Kavajë, me të cilët, me gjasë, Radioja nuk ka kontakte. Foto: AQSh.

 



<
>
37379221_1901279739915937_2520667081402220544_n 37383560_1901279603249284_7091582920908865536_n 37500516_1901279583249286_5983932192667992064_n
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas