Bota, Dikur, Kryesore

John McCain në momentin kur u kap rob në Vietnam

Sa herë që Amerika ka qenë në situata lufte, gjatë jetës së tij të gjatë, John McCain ka qenë gjithmonë aty. McCain, i cili ndërroi jetë në moshën 81 vjeç, ishte një pilot avionësh bombardues, i burgosur lufte, konservator, një gjigand i senatit, dy herë kandidat për president si dhe një hero amerikan.

Politikani luftarak nga Arizona, që u mbijetoi rrëzimit të avionëve, kancerit të lkurës dhe luftërave politike, shpesh herë dukej si në një garë me kohën si dhe vdekjen, teksa përpiqej të siguronte se pesë vitet e gjysmë që kaloi si i burgosur lufte në Vietnam, nuk do të mbeteshin eksperienca e vetme përcaktuese e jetës së tij.



Muajt e fundit, McCain i kaloi larg syve të publikut, në shtëpinë e tij në Arizona, duke reflektuar për kuptimin e jetës së tij si dhe pritur vizita nga miq dhe politikanë, shkruan Bota.al.

Në një kujtim të botuar në maj, McCain shkruante se urrente të ikte nga kjo botë, por nuk kishte ankesa.

“Ka qenë një rrugë e gjatë. Kam njohur pasione të mëdha, kam parë mrekulli të jashtëzakonshme, kam luftuar, dhe kam ndihmuar për paqen”, shkruan McCain. “Kam jetuar shumë mirë dhe herë të tjera kam qenë i privuar nga të gjitha. Kam qenë po aq i vetmuar sa mund të jetë një njeri dhe kam gëzuar shoqërinë e heronjve. Kam vuajtur dëshpërimin më të thellë dhe kam përjetuar gëzimin më të lartë. Kam bërë një vend të vogël për veten time në historinë e Amerikës, dhe historinë e kohës sime”.

McCain nuk e kishte vizituar Uashingtonin që në dhjetor, duke lënë një vakuum në korridoret e Senatit dhe studiot televizive, ku ishte i pranishëm prej dekadash.

ImageImageImageImage

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas