Kryesore

“Jo ndarje të Kosovës”, Thaçi nuk tërhiqet: Kërkoj korrigjim të kufirit, që…






               Publikuar në : 15:58 - 23/08/18 |
mapo.al

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me anë të një postimi në Facebook, shkruan se  ai kërkon korrigjim të kufijve, as ndarje e as shkëmbim me Serbinë.


Thaçi ka publikuar dhe fjalët e ish-presidentit Ibrahim Rugova, i cili ka thënë se është për një shkëmbimin e territoreve.

Postimi i plotë

“Jo ndarje të Kosovës, por po shkëmbimit të territoreve “, ky ishte qëndrimi realist dhe i guximshëm i Presidentit Ibrahim Rugova në vitin 1994. Ndërsa, qëndrimi im sot si President i Republikës së Kosovës ka evoluar dhe është i qartë: jo ndarje, jo shkëmbim, po korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të mundësuar bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovë. HTH.

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas