Kronika

Jetonte e vetme, gjendet e vdekur e moshuara në Korçë

Një 70-vjecare është gjetur e vdekur në banesën e saj mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës.

Mësohet se e moshuara Ramije Muçaj është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen numër 4 të qytetit të Korçës.



Viktima jetonte e vetme dhe vuante prej disa kohësh nga diabeti. E moshuara është gjetur e pajetë nga një grua që i shërbente dhe kujdesej për të.

Policia dyshon se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, pasi në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Jetesa e vetmuar e pleqve në Korçë mbetet një dukuri e dhimbshme në qytetin e Korçës për shkak të migrimit./BW

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas