Kryesore, ShowBiz

“Jeta është e ftohtë”, aktori i njohur: Nuk e di nëse jam gjysh…

Në rolin e tij më të fundit, atë të Mbretit Lir, ai portretizon një person që ka marrëdhënie të brishta me të bijat.

Por për fat të keq, e njëjta gjë ndodh edhe në jetën reale më aktorin veteran, Sir Anthony Hopkins.



80-vjeçari nuk ka folur për më shumë se dy dekada me vajzën e tij Abigail, fëmija e tij i vetëm.

Sir Anthony tha se as nuk e di nëse është bërë gjysh dhe nuk i intereson.

“Nuk ia kam idenë. Njerëzit ndahen. Familjet ndahen dhe vazhdojnë jetët e tyre. Njerëzit bëjnë zgjedhje. Nuk e çaj kokën. Është diçka e ftohtë. Për shkak se jeta është e ftohtë”.

Ai tha se as nuk e di se ku jeton e bija.

Njësoj si në tragjedinë e Shekspirit, aktori tha: “fëmijët nuk i pëlqejnë baballarët e tyre, nuk duhet ta doni njëri-tjetrin”.

Abigail është rritur nga e ëma, gruaja e parë e aktorit, pasi çifti u divorcua kur ajo ishte 4 vjeç.

Çifti u ribashkua më vonë dhe bënë dy filma bashkë. Por ata u ndanë sërish shpejt.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas