Kryesore, Politika

‘Jeni dhe s’jeni në fushatë’, Rama flet pë zgjedhjet në takimin me krerët vendorë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me prefektët dhe kryetarët e bashkive lidhur me sezonin turistik po nuk i ka shpëtuar dot politikës.

Ai paralajmëroj kryebashkiakët para zgjedhjeve të 2019-ës që të marrin masa për sezonin turistik duke lënë të kuptohej se nuk do të ishin të gjithë për rikandidim.



“Bëni reflektimet tuaja e bëni propozimet pa humbur kohë për sezonin e ardhshëm pavarësisht se qershorin e ardhshëm janë zgjedhjet, e shumë nga ju mund të jenë në fushatë shumë mund të mos jenë, po përgatitjet duhen filluar”, tha Rama.

Ai shprehu keqardhje që disa prej kryebashkiakëve demokratë nuk ishin të pranishëm në këtë takim.

“S’dua të bëj politikë, por më vjen keq që s’janë të pranishëm kryebashkiakët e PD, ndërkohë që flasim për një temë të përbashkët, s’ka arsye të kemi ndarje politike. Një sipërmarrës në Velipojë më tha si i ishin ulur taksat, por në rrugë síshte hedhur asnjë lopatë me rërë. Kjo është këmbanë për Bashkinë e Shkodrës. Secili mund të dëgjojë për këmbana të tilla në të gjithë territorin. Duke pasur vetëdijen se sa shumë janë nevojat tuaja duhet të shohim bashkërisht mundësinë që të bëjmë ndërhyrje të zgjuara”,- tha kryeministri.

Më tej Rama deklaroi se këtë vit ka rritje të madhe të numrit të turistëve dhe afro gjysmë miliardi euro më shumë të futur në ekonomi nga turizmi se sa vitin e kaluar.

Sezoni turistik ende nuk ka përfunduar, por sipas Kryeministrit Rama, tani është momenti i duhur për të bërë disa komunikime, për të transmetuar disa konkuluzione dhe hedhur bazat për të çuar më tej punën e mirë të nisur.

Kryeministri vlerësoi rolin e rëndësishëm të bashkive dhe bashkëpunimin me njësitë e qeverisjes vendore.

“Pa asnjë diskutim në pikëpamjen e shifrave dhe të hyrave në ekonomi, ky është një vit që mund të konsiderohet me plot gojën shumë domethënës dhe që përbën një pasqyrë kuptimplotë të asaj që është arritur, por mbi të gjitha asaj që mund të arrihet duke fokusuar përpjekjet tona te turizmi”,- tha Rama.

Rritja e formalizimit dhe rritja e numrit të shitjeve me kupon, sipas tij, do të thotë edhe më shumë të ardhura për njësitë vendore dhe më shumë investime për to.

Rama foli edhe për pastërtinë duke kërkuar të bëhet më shumë në këtë drejtim.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas