Politika

“Jemi të vegjël, por shumë të fortë”, Kryemadhi mesazh për qeverinë nga kampi i LRI

Teksa të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim “ndezin” për të 10-in vit radhazi Jalën, kryetarja e kësaj partie Monika Kryemadhi, tha se janë një grup i vogël, por shumë i fortë.

Sipas Kryemadhit, LSI një mision për të ndryshuar elitat politike në vend.  “Ky grup mjaft modest arriti kulimin e ti, me pasion dhe me forcën për të cilin të gjithë kemi nevojë”, u shpreh ajo.



“Sot jemi në një demokraci të pa konsoliduar, fantazmat e diktaturës po shfaqen në formën e bandave. Nëse në komunizëm përplaseshim me Sigurimin e Shtetit, sot përballemi me diktaturën e drogës dhe të krimit, që është më e fortë. Kjo diktaturë po mbështetet nga narko-shteti.Ëndrrat janë ato që ndryshojnë botën dhe jetën tonë, janë motivi që inspirojnë motivin për të ardhëm e tyre.

Njerëzit luftojnë për të qenë në vendin e tyre me integritet, ajo çka duhet të them se misioni i LRI, nuk është thjesht për të dhënë disa mundësi, por mision që të ndryshoj klasën politikë në vend,” tha Kryemadhi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas