Kryesore, Shëndeti

“Jemi të dashuruar, por nuk bëjmë seks”

Nga Claire Williams, BBC

Rreth 18 % e të anketuarve nën moshën 30 vjeç kanë bërë seks më pak se dhjetë herë vitin e kaluar, zbuloi një sondazh, i cili mori në pyetje rreth 2000 njerëz në faqet e internetit Mumsnet dhe Granset. Në të gjitha moshat rezultati ishte 29 %. Ne intervistuam tre çifte që edhe pse janë çmendurisht të dashuruar, bëjnë pjesë në këtë kategori.



“Mungesa jonë e jetës seksuale për momentin është për shkakun tim,” tha për BBC, 35-vjeçarja Amanda.

“Jam shumë e lodhur tërë kohës sepse puna ime është shumë e ngarkuar dhe në shtëpi. Duket sikur dëshira ime seksuale është e lodhur.”

Amanda dhe Steve kanë gjashtë vite të martuar.

Duke parë djalin e tyre 22-muajsh, Elliot, teksa lëviz i lumtur  nëpër shtëpi, ata i qeshin njëri-tjetrit dhe shpjegojnë pse tani ata bëjnë seks njëherë në 6 javë.

“Seksi gjatë ditës dhe pasdites me një fëmijë vërdallë nuk mund të ndodhë,” thotë Steve nga Londra.

“Edhe nëse e vë në gjumë për rreth dy orë, mendon të bësh ndonjë gjë tjetër apo të marrësh një sy gjumë.”

Por nuk është vetëm prindërimi që të bën të kesh një jetë seksuale më pak të kënaqshme, sipas konsulentit dhe terapistit të seksit Martin Burrow, nga organizata Relate.

“Është e dukshme që ne shohim më shumë njerëz që thonë se janë të pakënaqur me jetën e tyre seksuale,” thotë ai.

“Nuk jam i sigurt nëse është një kthesë kulturore që njerëzit tani janë më të lirshëm të flasin për seksin ose ngaqë njerëzit po bëjnë më pak seks.”

“Mund të kesh një marrëdhënie të suksesshme edhe nëse ka seks apo jo.”

Jacob dhe Charlotte, të dy nga 23 vjeç, janë shumë të dashuruar, por seksi nuk është akoma pjesë e marrëdhënies së tyre.

“Ne kemi qenë bashkë për katër vite. Ne nuk kemi bërë seks tre vitet e fundit dhe nuk kemi ndër mend ta bëjmë,” thotë Charlotte.

Ajo është aseksuale, por Jacob nuk është i tillë.

“Ne e provuam në njëfarë mënyre të bënim seks për gjashtë muajt e parë. Por nuk po bënte asnjërin nga ne të lumtur.”

Jacob nuk do të bëjë seks me dikë që nuk do të bëjë seks.

Për disa burra, kjo mund ta kishte prishur marrëdhënien- por jo për Jacob.

“Unë kam një marrëdhënie fantastike me një njëri të mrekullueshëm,” thotë ai. “Ka mënyra të tjera për ta treguar afeksionin.”

Të tjerë, megjithatë, nuk janë gjithmonë kaq të kuptueshëm.

Charlotte thotë: “Unë nuk mendoj se mund të kem një bisedë me dikë për këtë temë pa më thënë që të mos bësh seks është një pengesë që ma kanë vënë mua, kur në fakt është një zgjedhje që e kam bërë vetë.”

“Është vërtet e trishtueshme se si disa njerëz i japin prioritet seksit para lumturisë.”

Tom dhe Steve, nga Bristol, kanë qenë bashkë për katër vite dhe u martuan vitin e kaluar. Ata nuk kanë bërë kurrë seks me njëri- tjetrin. Të dy janë aseksuale dhe qeshnin me këtë fakt kur u takuan-kur ata përfunduan duke fjetur pranë njëri tjetrit.

“Ishte nata më e mirë që ata kishin kaluar ndonjëherë dhe asgjë nuk ndodhi.”

Tom beson se shoqëria po bëhet shumë e seksualizuar, por kjo nuk është një reflektim i faktit që njerëzit po bëjnë më shumë seks.

Megjithatë ai shton: “Ka më shumë presion për të bërë seks dhe mbase njerëzit po detyrojnë veten e tyre të bëjnë më shumë seks”.

Çifti thotë se “njerëzit janë të tronditur kur u themi që nuk kemi bërë kurrë seks” dhe shpesh i pyesin se si mund ta duan njëri-tjetrin pa të.

Përgjigja që japin është e thjeshtë: “Mund të bësh seks pa dashuri, përse nuk mund të dashurosh pa bërë seks?”

Për Martin, kur vjen puna për sasinë e seksit në një marrëdhënie, “normalja nuk ekziston”.

Disa çifte, thotë ai, “mund të arrijnë nivele të larta intimiteti pa bërë seks”.

Për disa të tjerë, sasia e seksit që ata bëjnë është e variueshme e ndikuar nga faktorë siç janë fëmijët, puna, sëmundjet etj.

Amanda thotë se komunikimi mes saj dhe Steve ka qenë çelësi i një marrëdhënie të fortë e të shëndetshme pa bërë seks rregullisht.

“Mos u bëni njerëz të ngurtë,” i këshillon ajo prindërit e rinj në një situatë të ngjashme, “sepse na ndodh të gjithëve.”

Ajo qesh kthehet nga Steve dhe thotë: “Do të kthehemi në normalitet. Te premtoj.”

*Përktheu: Shaqir Sulaj

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas