Rusi 2018, Sport

“Jemi këtu për shkruajtur historinë”, fjalët e Pogba rrënqethin tifozët e United

Fjalimi i Paul Pogba përpara finales së madhe të Kupës së Botës kundër Kroacisë u bë hit në internet, ndërkohë që të shumtë ishin ata që “u mallëngjyen” nga fjalët e mesfushorit, me tifozët e Manchester United që tashmë kanë marrë dhe hapa konkret. Ata i kanë kërkuar Jose Mourinho të emërojë kapiten, Paul Pogba.

Videoja u regjistrua në dhomat e zhveshjeve të Francës. Në fjalën e tij, Pogba tha:



“Nuk dua të flas shumë, të gjithë e dimë pse jemi këtu, të gjithë e dimë se çfarë duam. Në zemrat dhe sytë e mi, mund të shoh fokusin tuaj, por mos të harrojmë një gjë: ne jemi 90 minuta larg shkrimit të historisë. 90 minuta, një lojë. Ju keni luajtur shumë ndeshje në jetën tuaj, por kjo lojë që do ndryshojë gjithçka.

“Ata janë të njëjta me ne, ata e duan atë si ne. Ne kemi humbur një finale [2006] dhe ne ende e ndjejmë atë si një pikë në zemër, por sot ne nuk lejojmë një ekip tjetër të marrë atë që është e jona. Sonte, dua që ne të jemi në kujtesën e çdo francezi që na shikon, dhe fëmijët e tyre, nipërit e mbesat e tyre dhe stërnipërat e tyre.

“Pra, tani unë vetëm hedh një vështrim në të gjithë ju, unë nuk dua që të bërtas, unë vetëm dua që ne të shkojmë në fushë si luftëtarë, si udhëheqës dhe unë dua që ne të kthehemi duke qarë, me lot gëzimi, jo lotët e trishtimit “-deklaron Pogba në videon e bërë virale tashmë.

25-vjeçari heshti të gjithë kritikët e tij pas një performance mahnitëse me Francën në Kupën e Botës të këtij viti, ku arriti të shënoj dhe në finalen e madhe.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas