Kryesore, Mapo Format

Jehona e botimit të UET-PRESS, Maks Velo: Ne si popull e duam të keqen, e duam të fortin…

Brenda pak ditësh, Maks Velo ishte protagonist i dy botimeve të rëndësishme nga UET-Press.

Fillimisht u publikua libri “Jetë paralele”, një dokumentim i përndjekjes që i ka bërë Sigurimi i Shtetit atij.



Ndërsa këtë të premte u publikua libri “Zëra nga errësira” i gazetares Eni Vasili, me shtatë intervista ku rrëfehet ferri komunist.

Mes të intervistuarve është edhe Maks Velo.

Duke folur në promovimin e librit në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës, Maks Velo tha se ka pasur reagime për librin “Jetë paralele”.

“Më tha (Henri) Çili se libri im ka pasur reagime të këqija. Ky është problem. Eshtë e çuditshme forca e së keqes. Liria kishte konkurrencën e lumturisë dhe burgu të vuajtjes. Problem është që vuajtjen nuk e pranojnë asnjë dhe lumturinë e duan të gjithë, ndaj e largojnë vuajtjen. Problem është se ne si popull e duam të keqen. E duam të fortin, atë që thyen rregullat, hajdutin sepse ai që është i mirë dhe që punon, është një copë budalla. Ndaj këta libra nuk i pranojnë. Ne nuk jemi gati që të bëjmë ndryshimin tonë. Rëndësi ka që të botohen sepse falje e shohim që s’do kërkojnë,” tha Maks Velo.

Libri “Jetë paralele” është pasqyruar gjerësisht nga mediat dhe ka pasur jehonë të fortë në opinionin publik.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas