Kryesore, Sport

“Je një m…, po e bën në brekë”, reagon Ramos: Kërcënimi i Messi-t dha fryte

Arbitri Hernandez Hernandez ishte protagonist në ndeshjen e mbrëmshme Barcelona-Real Madrid, që përfundoi në barazim 2-2.

Një karton i kuq në fundin e pjesës së parë për Barcelonën, goli i dytë i katalanasve pas një faulli të dukshëm dhe një penallti e paakorduar në favor të Realit. Këto ishin episodet më flagrante të kësaj ndeshjeje.



Siç raportohet nga “Carrusel Deportivo”, Leo Messi u përball me arbitrin në pushim të klasikes së La Liga-s, Barcelona-Real Madrid, pas dëbimit me karton të kuq të Sergi Roberto, teksa ky i fundit goditi Marcelo në fytyrë, në minutën e fundit.

Argjentinasi i tha kryesorit: “Je një mut, po e bën në brekë, nuk është mirë t’i bësh këto gjëra”.

Kapiteni i madrilenëve, Sergio Ramos, ka thënë se ishte pikërisht Messi ai që ushtroi presion mbi gjyqtarin dhe ky i fundit ndryshoi në pjesën e dytë:

“Messi e vendosi arbitrin nën trysni në tunelin e dhomave të zhveshjeve, nuk e di nëse ka kamera që ta tregojnë. Ndoshta ishte Messi shkaktar që ai të gjykonte ndryshe në pjesën e dytë. Ai nuk la gjë pa i thënë gjyqtarit. Ky është futboll dhe çdo gjë duhet të mbetet në fushë e lojës. Suarez? Kur një kundërshtar është i shtrirë në fushë dhe ti mendon se është diçka serioze, normalisht e shkelmon topin jashtë fushës. Por unë e njoh pak atë dhe e di se çfarë tipi është”, – ka thënë mbrojtësi i Realit të Madridit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas