Ekonomi

Javë e keqe për bursat amerikane, investitorët luajtën ‘bast’ 8.8 mld dollarë

Kjo javë duket se nuk ka qenë aspak me fat për ata që kanë luajtur në bursat amerikane, e që kanë investuar jo pak para, por plot 8.8 miliardë dollarë. Padiskutim që nuk ka qenë java më e keqe e vitit.

Luhatjet në bursë nga ana tjetër kanë prekur nivele rekord të larta, dhe ndryshimet nga java në javë janë drastike. Pesë ditët e javës që sapo u mbyll përkthehen në humbje në masën 5% për investitorët në bursat amerikane.



Pjesa më e madhe e investitorëve janë shtyrë nga marshimi i S&P 500 javën e kaluar, në masën 2.4%.

Por, kjo performancë nuk u përsërit dot këtë javë, përkundrazi. Edhe Nasdaq 100 pësoi një rënie të ndjeshme gjatë javës, në masën 1.2%, shkruan “scan.tv”.

Ajo që ka shkaktuar performancën e dobët të bursave amerikane duket se ka qenë kombinimi i faktorëve ekonomik dhe shqetësimeve gjeopolitike.

Nga njëra anë qëndrojnë shqetësimet që burojnë nga rritja e normave të interesit dhe nga ana tjetër dyshimet mbi marrëveshjen tregtare mes Washingtonit dhe Pekinit./scan.tv/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas