Kryesore, Sociale

Java nis me temperatura të larta, por në disa zona parashikohen reshje

Moti për ditën e sotme parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës dhe pasdites. Sipas sinoptikanëve, pjesa e parë e ditës vijon me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës sjell vranësira më të shpeshta kryesisht në Veri dhe Verilindje ku priten shira afatshkurtër, ndërsa pjesa më e madhe e Shqipërisë paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.



Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të ruajnë vlera termike thuajse konstante duke variuar nga 11 në 31°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë por mesatare në det, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det vijon dallgëzimi 1-2 ballë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas