Politika

“Janë lojëra fjalësh…”, Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për Teatrin   






               Publikuar në : 14:47 - 25/10/18 |
mapo.al

Kuvendi miratoi me 74 vota pro rrezimin e dekretit te Presidentit të Republikës për ligjin për Teatrin. Nje deputet nuk mori pjese ne votim. Ai eshte Pandeli Majko.


Ky votim i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar.

Më herët, Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka rrëzuar dekretin e Presidentit mbi ligjin për Teatrin.

Në mbledhjen e sotme kryetari i Komisionit, Eduard Shalsi tha se çështja për dekretin e Presidentit ështe e njohur dhe se do të kalohet për votim në seancën plenare

Ndërsa relatori Ilir Beqja u shpreh se komisioni nuk ka pse ta shqyrtojë pasi sipas tij një gjë e tillë është bërë edhe më parë.

“Bazuar në rregullore bëmë gjykimin e parë dhe bëmë ndryshimet që i vlerësuam teënevojshme që u votuan. Kam lexuar dekretin dhe në vlerësimin tim më shume jane lojëra fjalësh. Kemi reflektuar çfare shprehej si shqetësim nga Komisioni Europian,” tha ai.

 

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas