Aktualitet, Politika

“Janë katër ministra që bëjnë korrupsion”

avokat-ngjela007Kryetari i PLD-së, Spartak Ngjela akuzoi dje Prokurorin e Përgjithshëm se po vepron si gjobëvënës

 



Kryetarit të PLD-së, Spartak Ngjela nuk i ka pëlqyer qëndrimi i Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, lidhur me çështjen e një ministri nën hetim teksa ky i fundit u pyet pak ditë më parë në emisionin “Top Story”. Sipas Ngjelës, Prokurori i Përgjithshëm po flet si gjobëvënës. “Ç’është ky Prokuror i Përgjithshëm i cili, atë që duhet ta ketë pa dyshim si një nga ndërmarrjet e veta me sekrete, ia shpalos paraprakisht opinionit publik kur deklaron botërisht: “Do të arrestohet një ministër i qeverisë aktuale”. Por kështu e fillon ky pohimin, se pastaj Prokurori Llalla nis e tjerr fjale boshe se gjoja hetimi qenka ende në fazën e parë dhe nuk dihet se si do të dalë…Kujt ia thotë ky qole këto? Me kë tallet ky birbo, që ka të paktën dy vjet që bashkëpunon me krimin shtetëror? Por kjo nuk është e thjeshtë. Pse e deklaron këtë sekret botërisht Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë? Sepse kërkon të lidhë kontratën me Kryeministrin aktual, Rama. Shumë e thjeshtë, sepse kështu ka qenë kontrata prej dekadash: ‘Ne vjedhim në krahun tonë, dhe ju qeveritarë abuzoni në krahun tuaj’. Dhe kjo është arsyeja e deklarimit prokurorian të Llallës”. Ngjela shkon edhe më tej në komentin e tij: “…Nëse ka kapur vërtet ndonjë nga ministrat e Ramës, dhe kjo s’është çudi, sepse në qeverinë e tij janë nja katër të tillë që abuzojnë përditë me korrupsion, atëherë, Rama nuk ka më jetëgjatësi si kryeministër. Por Llallës nuk i intereson kjo, edhe pse ndoshta këtë e do edhe Saliu. Jo. Llalla, derisa e shpall paraprakisht ‘sekretin’ e tij, i thotë indirekt Ramës: ose hiq dorë nga lufta kundër nesh dhe Gjykatës, ose unë të kapa ministrin apo ministrat! Kjo është vetë gjendja jonë: e trishtë por e vërtetë. Po Rama çfarë do të bëjë? Për faktin që Rama s’është politikan, do të nënshtrohet, sepse po të ishte politikan, nuk do ta kishte lënë gjendjen deri këtu. Tani gjithçka është barazuar: ‘doje të na kapje ne – tha Llalla – të kapëm ne ty”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas