Arkiva, Kryesore, Kultura

“Jam për hapjen totalisht të dosjeve”

ismail-KadareShkrimtari i shquar Ismail Kadare përsëriti dje bindjen e tij të pandryshueshme për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Në një prononcim të shkurtër për gazetën ‘DITA’, Ismail Kadare tha se “kam qenë jam dhe do të jem gjithmonë për hapjen totalisht të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Ky ka qenë dhe është qëndrimi im. Nuk ka nevojë të shtohen komente për këtë qëndrim timin”.



Në prill të këtij viti Kadare ka shpjeguar pse duhet të hapen dosjet.

Zërave që nëse hapen dosjet, Shqipëria ka për të kaluar një tragjedi kombëtare, Kadare u thotë se: “Nuk ka një tragjedi kombëtare nga një pastrim i ndërgjegjes. Tërë vendet e botës e kanë kryer këtë proces të detyrueshëm, i cili është i dhimbshëm. Por mund të them se ata nuk kanë pësuar një tragjedi, asnjëri prej tyre. E filloi Gjermania, Çekia, Polonia me shumë vështirësi Rusia.

Askund nuk mund të thuhet se ka ndodhur ndonjë tragjedi. Përkundrazi, tragjedia ndodh kur nuk hapen. Jemi ne që jemi ndërkaq në tragjedi. Në mbyllje të kësaj të fshehte”.

Edhe me këtë prononcim konciz, shkrimtari Kadare është tepër i qartë në qëndrimin e tij për një nga çështjet më të mprehta dhe më të diskutueshme ditët e fundit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas