ShowBiz

“Jam nga Shqipëria”, tjetër këngëtare në Greqi zbulon origjinën






               Publikuar në : 13:16 - 04/09/18 |
mapo.al

Një tjetër këngëtare në Greqi ka deklaruar se është me origjinë shqiptare. 23-vjeçarja Bela Meri, e cila kishte marrë pjesë në X Factor në shtetin grek, tregoi publikisht se është nga Shqipëria, konkretisht nga Korça.


Ajo e ka zbuluar të vërtetën në një studio televizive ku ka folur për karrierën e saj dhe për origjinën.

“Jam nga Shqipëria, konkretisht nga Korça. Shkoj shpesh atje për festa. Në Greqi erdha kur isha 3 vjeç”, u shpreh ajo.

Bela Meri është në fillimet e karrierës së saj në Greqi, megjithatë ka kënduar cover disa këngë mjaft të njohura greke.

Disa muaj më parë, Eleni Foureira deklaroi publikisht se është shqiptare. Ajo është këngëtare mjaft e suksesshme në Greqi dhe së fundmi përfaqësoi Qipron në Eurovizion ku zuri vendin e dytë. /tvklan.al


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas