Kryesore

‘Jam i pafajshëm, po më merrni në qafë’: Gjykata lë në burg mësuesin






               Publikuar në : 10:55 - 01/05/18 |
mapo.al

Gjykata e Sarandës ka lënë në burg mësuesin e shkollës së Kalasës në Delvinë, Neshat Tepelena, i cili u akuzua nga familjarët e një 11-vjeçareje për ngacmim seksual.


Prokuroria e Sarandës ka ngritur ndaj tij akuzën “kryerja e veprave te turpshme me të mitur”.

“Jam i pafajshëm, po më merrni në qafë”, deklaroi Tepelena në gjykatë.

Ai u ndalua nga policia nën dyshimin për “ngacmim seksual” pas denoncimit publik që ish-nxënësja 11-vjeçare bëri për Ora News.

Pas publikimit të rastit, banorët e fshatit Kalasë në Delvinë treguan edhe për raste të tjera të dyshuara në të shkuarën, një prej të cilëvë në vitin 2003 kishte shkuar deri në zyrën e arsimit, por që u mbyll vetëm me një vërejtje për mësuesin Neshat Tepelena.

Një ditë më parë, familjarët e 11-vjeçares thanë se po kërcënohen me jetë dhe presione nga të afërm të 60-vjeçarit.

Një nga xhaxhallarët e vajzës tregoi dy raste kërcënimesh sipas tij nga djali dhe kunati i mësuesit të denoncuar.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas