Aktualitet

Jaka: Bankat të mbështesin biznesi

Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, u ka kërkuar bankave dje në një konferencë për mediat që të marrin parasysh situatën e vështirë dhe të mbështesin biznesin. Ai ka deklaruar se biznesi nuk do t’i fshihet krizës ekonomike për vitin 2012. Gjithashtu, Jaka ka shtuar se viti në të cilin sapo kemi hyrë do të jetë një vit mjaft i vështirë për sipërmarrjen shqiptare. Jaka deklaroi se së shpejti do të mblidhet një tryezë me të gjithë aktorët, e cila do të hartojë një platformë që do të ndihmojë në kapërcimin e krizës për vitin 2012. Jaka theksoi se sipërmarrësit e bizneseve duhet të jenë të kujdesshëm dhe guximtarë në ndërmarrjen e iniciativave të reja.

 



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas