Kronika, Kryesore

Ja si u filmua videoja: Fredi Alizoti apelon vendimin, kërkon të lirohet

Avokati i Fredi Alizotit ka apeluar këtë të enjte masën arrest me burg, dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda për klientin e tij.

Për Prokurorinë, Alizoti është personi, zëri i të cilit është në audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike, e cila pretendonte se ishte i Agron Xhafës, vëllait të Ministrit të Brendshëm.



Sipas organit të akuzës Alizoti është shtirur si vëllai i Fatmir Xhafajt dhe kjo është e vërtetuar nga përgjimet telefonike mes tij dhe Alfred Veliut, i njohur ndryshe si “Babalja”.

Në përgjime Alizoti pranon se ka bërë rolin e vëllait të Ministrit pasi së bashku me Babalen i ishin premtuar 200 mijë euro. Aktrimi është pranuar nga Alizoti, gjë që konfirmohet edhe mbrojtësi i tij.

Por Alizoti shfaqet edhe në një video ku akuzon drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliun, që sipas tij e shoqëroi me makinë pranë organit të akuzës për të dhënë llogari për dosjen ‘Babalja’.

Video në fjalë u publikua nga deputeti i PD-së Ervin Salianji, i cili po ashtu po hetohet për ‘kallëzim të rremë’ nga ana e prokurorisë. Burimet thonë për “BalkanWeb” se videoja është filmuar nga një kamera e fshehtë në syzet e bashkëbiseduesit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas