Shëndeti

Ja si ti ndaloni flluskat e këmbëve

Këmbët, si një ndër pjesët më thelbësore të trupit duan një kujdes të veçantë. Kjo për shkak se dëmtimi i tyre mund të bëhet pengesë për shumë procese jetësore.

Këpucët e ngushta janë një ndër gjërat që i dëmtojnë më shumë këmbët, veçanërisht nëse janë të reja.



Të sapo blera, ato kanë tendencën t’ju ngushtojnë këmbët dhe të mos i lejojnë ato të marrin ajër. Fërkimi me to nxit shfaqjen e flluskave. Ato përveçse të pakëndshme, janë edhe shumë të dhimbshme. Gjithashtu, lagështia në këpucë i bën këmbët tuaja akoma më keq dhe kështu flluskat bëhen të zakonshme.

Por, ka një përbërës që ju e përdorni çdo ditë, i cili do t’ju shërbejë shumë për të trajtuar këtë problem. Bëhet fjalë për deodorantin (pa alumin), një nga produktet e higjienës më të domosdoshëm për shumicën e njerëzve. Atë mund ta përdorni shumë mirë për të parandaluar krijimin e flluskave.

Mjafton të aplikoni pak deodorant te këmbët para se të vishni këpucët dhe nuk keni pse të shqetësoheni më. Ai ka aftësinë të thithë djersën dhe të pengojë shfaqjen e flluskave.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas