Shëndeti

Ja si ta përmirësoni cilësinë e spermës

Përpjekjet për të filluar familje nuk janë të lehta. Pothuajse një në gjashtë çifte ka probleme me sterilitet dhe këto shifra vetëm sa rriten.

Nga çdo 100 çifte që përpiqen të mbesin shtatzënë, 80 deri 90 prej tyre e arrijnë synimin brenda një viti, ndërkaq tjerëve iu merr më shumë kohë, transmeton Telegrafi.



Një studim i përmasave të mëdha në Skoci ka zbuluar se numri mesatar i spermatozoideve ka rënë viteve të fundit, dhe kjo është duke kontribuar në problemin për vështirësitë e mbetjes shtatzënë.

Sidoqoftë, janë dygjëra të cilat priren t’jua përmirësojnë kualitetin e spermës.

Shkoni në palestër

Meshkujt që bëjnë ushtrime fizike për 15 orë ose më shumë gjatë një jave kanë 73% spermë më kualitative, sipas hulumtuesve të Harvardit.

Jo vetëm se ushtrimet fizike ju ndihmojnë ta mirëmbani peshën, por edhe e rrisin shprehjen e antioksudesve përgjatë trupit.

Në anën tjetër, hulumtuesit holandezë kanë zbuluar se meshkujt të cilët janë të trashë kanë spermë me kualitet më të dobët sesa ata që e mirëmbajnë peshën e tyre.

Hani shumë peshk

Peshku është burim i mahnitshëm i proteinave dhe acideve yndyrore omega-3, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin e spermës.

Sipas hulumtuesve, meshkujt që hanë salmon dhe tuna kanë 65% spermë më kualitative sesa ata që nuk konsumojnë.

Vlen të ceket se meshkujt që hanë shumë mish të kuq dhe mish të përpunuar kanë spermë me kualitet më të dobët sesa ata që i shmangin këto ushqime.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas