Kryesore, Shëndeti

Ja si ta bëni fëmijën tuaj më të zgjuar

Arritjet dhe suksesi i fëmijës është dëshira e çdo prindi. Që në hapat e parë të tij prindërit janë më të lumturit kur fëmijët e tyre marrin vlerësime të mira në çdo aspekt e veçanërisht në shkollë.

Më poshtë do të lexoni disa mënyra që ju vijnë në ndihmë për të rritur dhe edukuar një fëmijë të suksesshëm.



Ushtrimet fizike:

Sipas Dr. Brenda Armstrong, pediatre kardiologjike dhe zv-dekane në “Duke University”, thotë se të qënit në formë fizikisht shton mundësitë e suksesit në shkollë. Një studim nga “Columbia University” tregon se një regjim ushtrimesh 3 mujore përmirëson qarkullimin e gjakut në atë pjesë të trurit që ka për qëllim memorizimin dhe të mësuarit.

Gjumi:

Studimet tregojnë se mungesa e gjumit e ul aftësinë e trurit për të përthithur dhe përvetësuar informacionin. Fondacioni ndërkombëtar i gjumit rekomandon se një fëmijë në parashkollor duhet të bëjë 11 deri në 14 orë gjumë në ditë, fëmijët e shkollës kanë nevojë për 9 deri në 11 orë gjumë, ndërsa adoleshentët për 8 deri në 10 orë gjumë.

Disiplinimi:

Justin Lawrence i diagnostikuar me defiçencë të vëmendjes që në moshën 9 vjeçare, thotë se sporti është mënyra më e mirë që një fëmijë të disiplinohet. Sporti i ndihmon fëmijët të tregohen të vëmendshëm pasi duhet të jenë të përqëndruar për të arritur të fitojnë. E njëjta gjë vlen dhe për shkollën.

Leximi:

Zhvillimi i një dashurie për leximin është hapi tjetër për ta ndihmuar fëmijën tuaj të bëhet më i zgjuar. Është e rëndësishme të rrisni një fëmijë që dëshiron të lexojë.

Mësimet e muzikës:

Një mënyrë tjetër për të mprehur trurin e fëmijës. Mësuesja e muzikës Kathy Ëissner thotë se mësimi i një instrumenti muzikor e sfidon trurin e fëmijëve dhe e detyron atë të jetë më i përkushtuar në atë që bën./Living

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas