Humor

Ja si sillen policët kur takojnë në rrugë ‘Policin e Portokallisë’

Ai është i famshëm edhe për shkak të rolit të policit që luan prej sezonesh në “Portokalli”, por ky rol duket se ka pasur edhe kostot e veta në fillime për Florian Binaj.

“Polici” i Portokallisë rrëfeu për “Një Ditë Me…” në Pop Culture me Dojna Meman se si silleshin policiët (ata të vërtetit) në rrugë kur e shikonin.



“Në fillim më ndalonin për të më vënë gjoba, sepse e merrnin personale të gjithë. U thoja pastaj që unë bëj ata të FNSH-së nuk bëj ata të rrugores”,- u përgjigj Flori.

Këtë sezon, në Portokalli ka mbërritur edhe “Game of Thrones”. Flori është një prej shumë fansave të këtij seriali.

“Jam një nga të apasionuarit ndaj Game of Thrones. Duhet ta shohësh dhe pastaj krijon varësi e bëhesh pjesë e grupit të madh”,- këshillon ai Dojnën.

Krena dhe Glauk janë dy fëmijët e tij. “Polici” tregon se i pëlqejnë shumë emrat shqiptarë dhe këshillon Dojnën për disa.

“Nalta, Amla dhe të dalë ndonjë gocë që është ‘e hidhur’ fare e pastaj t’i thuash; ti qenkë Kripta”,- thotë ai me shaka.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas