Kryesore, Rajoni

Ja si ndahet “torta” e pushtetit

isa mustafaDy partitë e koalicionit qeverisës në Kosovës, PDK dhe LDK kanë bërë një hap drejt përcaktimit të partneritetit për katër vitet e ardhshme.

Sipas marrëveshjes, LDK do ta marrë kryeministrinë dhe shtatë ministri tjera, kurse PDK merr tetë ministri.



“Pushteti do ta ndahet barabar; 8 me 8, meqenëse edhe kryeministria konsiderohet ministri në organogramin qeveritar”, ka thënë për Express një zyrtar i përfshirë në bisedimet mes dy partive.

Katër ministri, ndërkaq sipas tij, pritet t’i marrin minoritetet.

I njëjti burim ka treguar se LDK do të marrë të gjitha ministritë ekonomike; duke përfshirë Financat, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, atë të Tregtisë dhe Industrisë.

Ndërsa PDK do ta mbajë edhe më tej sektorin e sigurisë; Ministrinë e Brendshme, atë të Drejtësisë, FSK’në…

“Problem i madh ka qenë ndarja e Ministrisë së Arsimit, por përfundimisht kjo ministri do t’i mbetet PDK’së”, ka thënë burimi i gazetës.

Ndërkohë diplomatët evropianë mbeten të habitur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Isa Mustafa për shumë diplomatë evropianë është një enigmë. Ai ka filluar të marrë pjesë në shumë takime të nivelit të lartë, që kur LDK-ja është bërë anëtare e asociuar e EPP-së.

Por edhe në këto takime pjesëmarrësit e përshkruajnë Mustafën si një “njeri shumë i tërhequr” dhe i heshtur.

Ata diplomatë evropianë, të cilët i njohin edhe rrethanat e brendshme në Kosovë për vite, pranojnë se e kanë të vështirë të kuptojnë “salto mortalen” e LDK-së, siç e konsiderojnë lidhjen e koalicionit me PDK-në.

“Për Mustafën, kjo nuk ka rëndësi, sepse ai edhe ashtu nuk ka ndonjë të ardhme politike më. Por nuk e kuptojmë se si pranoi LDK-ja t’i ndodhë një gjë e tillë”, tha një diplomat i lartë evropian.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas