Auto, Kryesore

Ja si do i disiplinonte shoferët…

shoferi

Një shofer kamioni në Gjermani, që qëllonte mbi veturat dhe kamionët që ecnin me shpejtësi, është dënuar me 10.5 vite burg.



Michael Koenig, 58 vjeç, kishte qëlluar mbi 762 herë mbi makinat e tjera.

Ai i fshihte armët e tij tek vendi i airbag-ëve në kabinën e tij, gati për aksion.

Koenig tentoi që të justifikonte veprimet e tij duke thënë se ishte i mërzitur me mënyrën se si i jepnin makinës shoferët e tij, ndaj vendosi që t’u jepte atyre një leksion.

Ndaj tij u ngritën plot 171 akuza.

Prokuroria kërkoi 12 vite burg, por avokatët mbrojtës thanë se ai duhet liruar, pasi metodat e përdorura për ta kapur atë janë të paligjshme.

Pavarësisht terrorit të tij ndaj shoferëve, për fat vetëm tre persona janë plagosur.

Prokuroria tha se ai nuk e ka marrë parasysh faktin që dëmet në njerëz mund të ishin më të rënda.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas