Shëndeti

Ja pse nuk duhet të hani kurrë vezë fshati

Vezët e pulave në fshat mund të jenë më të rrezikshme për shëndetin në krahasim me vezët e pularive, që janë të kontrolluara nga autoritetet. Një studim i fundit tregon se ato mund të jenë të kontaminuara me Salmonela Enteritidis, një bakter që shkakton dhimbje të barkut, temperaturë të lartë dhe diarre.

Vezët që vijnë nga pulat e fshatit janë më të rrezikshme, pasi mund të jenë të kontaminuara me Salmonela Enteritidis, në krahasim me vezët që shiten në dyqane, që vijnë nga pulari të kontrolluara. Studiuesit e Universitetit të Pensilvanisë kanë arritur në këtë përfundim, i cili thyen mitin se vezët e feskëta janë më të shëndetshme në krahasim me ato të prodhuara në pulari. Rreth 6 000 vezë u studiuan përgjatë gjashtë muajve, të cilat u grumbulluan në më shumë se 200 pika shitjeje në Amerikë.



Nga muaji prill deri në shtator, studiuesit mblodhën kampionet e studimit të tyre, duke kultivuar salmonelën në vezët e grumbulluara dhe veçmas te lëvozhgët e tyre.

“Rreth 2 për qind e pikave nga u mblodhën vezët rezultuan të infektuara nga ky bakter, që përbën një prevalencë të lartë të këtij patogjeni, në krahasim me ato të gjetura në vezët e pularive”, – nënvizoi studiuesi Subhashinie Kariyaëasam, mikrobiolog në Laboratorin e Diagnostikimit të Kafshëve në Pensilvani.

Ky studim nxori në pah domosdoshmërinë e edukimit të prodhuesve të vegjël në këto ferma për mundësinë e përhapjes së sëmundjes. Salmonela enteritidis, ashtu si edhe bakteriet e tjera shkatërrohet nëse ushqimet gatuhen më mënyrën e duhur. Gjithësesi infeksionet nga salmonela mund të jenë serioze, kërcënuese për jetën, sidomos për të vegjëlit dhe njerëzit me një sistem të dobët imunitar.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas