Kryesore, Sociale

“Ja për çfarë ushqimi është e njohur Shqipëria tek të huajt”

Çfarë mund të konsumohet në Shqipëri? Kjo është një ndër pyetjet që turistëve kudo nëpër botë, u vjen në mendje përpara se të vizitojnë vendin tonë, sikurse ndodh në çdo vend që udhëtohet. Sipas faqes së njohur për statistika në kulinari, Taste Atlas, Shqipëria është e ‘famshme’ për flinë.

Flija është një pjatë tradicionale e veriut të Shqipërisë, e cila piqet në saç dhe shtrohen petë pas pete. Kjo pjatë është një ndër asetet më tërheqëse të zonës së veriut të Shqipërisë për turistët, sidomos në Theth dhe Valbonë.



Në këtë atlas botëror të ushqimit, i cili është një magnet për turistët dhe burim informacioni, përmendet tjetër edhe pjatat me mish për të cilat Shqipëria ‘krenohet’.

Pjatat e tjera janë ‘qoftet e skuqura’, të cilat kanë përhapje të madhe në të gjithë vendin prej hapjes së Zgarave të shumta; tavë kosi- që është një ndër pjatat më tërheqëse për turistët për shkak të mosngjashmërisë së saj me asnjë pjatë të huaj. Ndërsa për ëmbëlsira, përmenden ballokumet e famshme të zonës së Elbasanit.

Ndërsa Culture Trip, e cila ka sjellë një hartë me ushqimet më popullore në shtetet e Europës bazuar në kërkimet e motorit të kërkimit Google. Sipas saj, ushqimet më popullore në Ballkan janë kryesisht ushqimet me bazë mishi. Sipas hartës së publikuar, ushqimi më popullor në Shqipëri është ‘çomleku’. Në Kosovë dhe në Serbi, ‘Peskavicat’, ndërsa në Maqedoni, pjata më popullore është ‘gjella me fasule’. Greqia është e njohur për ‘gjirot’, ndërsa Turqia për ‘qebabin’. Nuk kishte si të ishte ndryshe në Itali, ku ushqimi më popullor janë ‘pizza-t’. Në Zvicër është ‘djathi i shkrirë’./Monitor.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas