Kryesore, Rajoni

Ja mesazhi i fundit i Adem Demaçit para se të ndërronte jetë

Në Prishtinë po mbahet ceremonia mortore për veprimtarin e shquar, Adem Demaçi.

Ceremonia e lamtumirës, ku marrin pjesë personalitete të shquara shqiptare nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, po mbahet në sheshin “Skënderbeu”.



Në këtë ceremoni, Abetare Demaçi, vajza e bac Ademit, dëshiroi të ndante mesazhin e fundit që babai i saj i kishte dhënë pasi ishte sëmurë.

Unë kisha një baba që e ndava me gjithë shqiptarët, sepse edhe mua më ka konsideruar si një pjesë të popullit të vet. Kisha dashur të ndaj një mesazh që ai ma dha pasi u sëmur. Ai tha: “Më e rëndësishmja në jetë është të njohësh vetveten”. Më pas unë shumë mirë e kuptova thellësinë e mesazhit. Jam e bindur që një njeri që u sakrifikua për shqiptarizmin, dhe çdo gjë donte të thoshte se po ta njihnin shqiptarët veten mirë, do të mund të ishin kritik ndaj vetvetes, dhe do të kuptonin se çdo gjë e keqe rrjedh nga vetvetja dhe të përpiqeshin ta përmirësonin vetveten si individ dhe pastaj do ta kuptonin se vetëm në mënyrë kolektive mund të luftohet e keqja dhe të kërkonin të nxjerrnin më të mirën nga vetvetja. Në këtë mënyrë asgjë nuk do i ndalte nga çfarëdo që i kërkojnë dhe dojnë ata. Po kështu si jemi nuk e njohim veten, nuk e dimë rëndësinë e bashkimit për një rrugë e për një qëllim do të na përsëritet historia. Babai i kombit sot u nda vetëm fizikisht por fjalët dhe veprat e tij janë të përhershme. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas