Kryesore, Politika

“Ja leja e xhamisë, ajo e vërteta”

edi rama lejaKryeministri Edi Rama ishte të enjten në selinë e Komuntietit Mysliman, ku dorëzoi lejen për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në kryeqytet.

Historia e kësaj leje ka nisur kohë më parë, por ajo hasi në pengesa, pasi kryeministri Edi Rama e kundërshtoi, duke thënë se bashkë me xhaminë do ndërtohej edhe një qendër tregtare.



Këtë herë, Rama tha se u ka dorëzuar lejen e vërtetë, atë që parashikon ndërtimin e një xhamie pa një qendër biznesi pranë.

“Ju keni të drejtë që të silleni të gjithë se Shën Thomai që nuk besonte pa prekur, por këto punët  Xhamisë së madhe se u bë histori e gjatë dhe në këtë zyrë e në këtë godinë, u bënë kaq shumë burra me demek të mëdhenj, jo për nga gjatësia, por për nga pushteti, që hyjnë e dalin e flasin për leje; “u dha leja”, “s’u dha leja”, “do japim lejen”, “s’do japim lejen”.

Unë di të them vetëm kaq, ja ku e keni, -përfundimisht, lejen e ndërtimit të Xhamisë së Re që është po aq e vërtetë sa ç’ështe e vërtetë shqiponja me dy krerë dhe përkrenarja e Skënderbeut këtu në kopertinën e kësaj dosje.

Që nga ky moment ka vetëm një person përgjegjës për çdo vonesë. Emri i tij është Skënder Bruçaj”,  u shpreh Rama.

“Nga sot edhe për publikun duhet të vendoset aty, projekti i ri që të shfaqet, i cili ndryshon katërcipërisht nga projekti i vjetër, sepse nëse në projektin e vjetër Xhamia ishte kthyer në ato New Jersy-t që ndajnë rrugën, në projektin e ri ka një park të madh publik dhe nuk është vetëm që nga një pallat me Xhami, kaluam në një Xhami pa pallat, por në vend të pallatit do të ketë një park publik për qytetarët dhe do të ketë dhe një Muze të Bashkëjetesës. Kështu që është shumë e rëndësishme që qytetarët ta shohin projektin”, u shpreh Rama.

PasPara

1 koment

  1. Po mire k.ministri merret edhe me lejet e ndertimit tani,cfar behet keshtu. Na u kthye Kulti I individit kudo, si ne kohen e Sali Berishes asgje nuk ka ndryshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas