Kryesore

Ja kushti më i fortë për hapjen e negociatave: Pa të nuk ka vendim…

Shqipëria nuk e ka të sigurt hapjen e negociatave në vitin 2019. Kështu është shprehur në një intervistë për gazetën Panorama, kreu i Komisionit të BE në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum.

Pavarësisht se pranon se marrëdhëniet e tij me kryeministrin Edi Rama janë përmirësuar, Krichbaum nuk është optimist se reformat po përparojnë me ritmin që meriton hapjen e negociatave.



Një kusht i fortë për hapjen e negociatave duket se mbeten zgjedhjet e vitit 2019.

“Siç edhe kolegu im Thorsten Frei, me të drejtë, tha në një intervistë me gazetën tuaj “Panorama”, negociatat mund të fillojnë vetëm pasi Shqipëria të ketë kryer reformat e nevojshme. Këtu duhet të përmendim krahas verifikimit të plotë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, edhe Reformën Zgjedhore, e cila është po aq e rëndësishme edhe për OSBE-në. Nëse zgjedhjet vendore të vitit 2019 do të zhvillohen sipas ligjit të vjetër zgjedhor, nuk shoh ndonjë shans real për hapjen e negociatave për anëtarësim në 2019,” tha Krichbaum.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas