Kryesore

Ja kush janë katër deputetët, që Basha u ka besuar platformën politike të opozitës…

Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në komisionet parlamentare këtë javë, por paralalelisht ka filluar punën për të hartuar platformën politike të opozitës që përfshin edhe denoncimin ndaj qeverisë sipas katër shtyllave, që ajo ka paracaktuar

Për hartimin e kësaj platforme janë ngritur katër grupe pune, që do të drejtohen nga katër koordinarorë të emëruar nga Basha.



1 – Ervin Salianji, kordinator për “Dekriminalizimin e plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.”

2 – Enkelejd Alibeaj, kordinator për “Çlirimin e drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin”

3 – Luan Rama, kordinator për “Zgjedhjet e lira, të ndershme e demokratike, ku qytetarët të jenë ata që vendosin”

4 – Jorida Tabaku, kordinator për “Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve”.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas