Kronika

Këta janë 8 shqiptarët e arrestuar në Itali, trafikonin njerëz dhe diamantë…

Arrestohen 17 persona mes tyre edhe shqiptar, si pasojë e shkatërrimit të bandës që trafikonin njerëz dhe diamante. Policia e Palermos shkatërroi mbrëmë bandën që kishte lidhje të forta kriminale me Cosa Nostra dhe UÇK-ne për trafikun e armëve, e cila njihej si “UÇK-ja” e re.

Banda vepronte mes Palermos, Como, Varese, Milano, Trieste, Luzern dhe kontrabandonin armë ushtarake, cigare, bënin ricikilim ari dhe diamanti, të cilat u mundësonin atyre pastrimin e një shume të madhe parash të pista.



Të arrestuarit janë Fatmir Ljatifi, Driton Rexhepi, Arben Rexhepi, Xhemshit Vershevci, Franco Mapelli, Titian Moreno Mapelli, Ibrahim Latifi, Jlenia Fele Arena, Giuseppe Giangrossio, Djemilj Xhaferi, Denis Nikci, Urran Ameti, Francesco Tinnirello, Salvatore Morello, Gabriel Torres, Dario Vitellaro, Luan Dobjani.

Në krye të këtij rrjeti ishte Fatmir Ljatifi, banor i provincës Bolognetta ne Palermo, Giuseppe Giangrosso dhe Driton Rexhepi, i cili jeton në provincën e Sondrio.

Falë mardhënieve me Cosa Nostra , në tetor të vitit 2016 nisën edhe hetimet për këtë band.

Organizata kishte krijuar një shoqëri në Palermo, e cila mundësonte ardhjen e emigrantëve prej Kosovës dhe Maqedonisë dhe secili prej tyre I detyrohej 7 mijë euro bandës.

Ai që e menaxhonte gjithë biznesin e organizatës ishte maqedonasi  Fatmir Lajtifi, ai që e bënte nga një bar pranë rrugës së Unazës së Palermos./mapo.al/

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas