Kryesore, Shëndeti

Ja gabimet që nuk duhet të bëni para gjumit

Gjumi ka një rëndësi të veçantë në çlodhjen e trupit. Duhet të bëni kujdes nëse bëhet fjalë për të kontrolluar gjendjen e trupit tuaj për të bërë një gjumë sa më relaksues dhe të dobishëm që i shërben çlodhjes sonë.

Në cilësinë e gjumit ndikojnë tre faktorë kryesorë. Natyrisht, të gjithë e dinë se 8 orë gjumë rekomandohen për t’i bërë të plota çdo natë, por po ashtu të gjithë e dinë që për të pasur një gjumë të qetë duhet të bësh jetë të shëndetshme.



Faktorët ndikues janë:

Përdorimi i mjeteve teknologjike

Kompjuteri, tableta, telefoni apo thjeshtë edhe televizori para gjumit ndikojnë në ngadalësimin e ritmit dhe shkaktojnë rënie të cilësisë së gjumit.

Ushqimi

Organizmi ynë ka nevojë të ushqehet të paktën tri orë para gjumit ose edhe më shumë kohë, në mënyrë që gjithçka të tretet më mirë. Të shkosh në shtrat në një stomak plot është gabimi më i madh dhe shqetësimi që do ndiesh gjatë gjithë natës.

Simulantë të ndryshëm

Ka mjaft forma stimulantësh që të prishin gjumin edhe gjatë natës. Të tilla mund të jetë dritat e ndryshme, të vogla, ora në të cilën bie në shtrat (rekomandohet 10 e darkës), puna jashtë deri në orët e vona të natës, daljet, por edhe seksi në orë shumë të vona mund të ndikojnë në largimin e gjumit./Living

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas