Kronika, Kryesore

Ja emrat: Kandidatët për KLGJ, shpallet lista përfundimtare

Gjykata e Lartë ka shpallur listën përfundimtare të kandidatëve për KLGJ.

Në vijim të njoftimit të datës 22.08.2018 lidhur me rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e shprehjes së interesit nga gjyqtarët e gjykatave të apelit jashtë Tiranës për pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, kanë paraqitur kandidaturën gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Vlorë Brikena Ukperaj dhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit Shkodër Luan Dervishi.



Mbas përfundimit të procesit të verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore, rezultoi se të dy kandidatët i plotësonin kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Duke pasur parasysh faktin e dorëheqjes apo skualifikimit për shkaqe ligjore të parashikuara në ligjin nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” të disa gjyqtarëve kandidatë, në mbështetje të ligjit nr. 115/2016, Gjykata e Lartë shpall zyrtarisht listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, si më poshtë:

Nga Gjykata e Lartë:

1. Medi Bici – Gjykata e Lartë

Nga Gjykatat e Apeleve:

1. Ilir Toska – Gjykata e Apelit Tiranë

2. Nertina Kosova – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda

3. Luan Dervishi – Gjykata e Apelit Shkodër

4. Brikena Ukperaj – Gjykata e Apelit Vlorë

Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore:

1. Alma Brati – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

2. Astrit Faqolli – Gjykata e Gjyqësor Rrethit Tirane

3. Brunilda Kadi – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

4. Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

5. Marçela Shehu – Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin

Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë.

6 (gjashtë) prej anëtarëve të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas