Universitet

Ja çfarë u diskutua nga Asambelja e pedagogëve në UET

Universiteti Europian i Tiranës me mbledhjen e Asamblesë së Pedagogëve, nis dhe përgatitjen për vitin e ri akdemik 2018-2019, i cili vjen me një riorganizim për ofertën akademike, ku është duke i dhënë fund procesit të zgjerimit, ç’ka e bën UET një universitet më gjithëpërfshirës.
Pedagogët e pranishëm të cilët janë pjesë e departamenteve dhe fakulteteve të  UET janë njohur me politikat dhe strategjitë e reja të Universitetit Europian të Tiranës për vitin e ri akademik.
Ky institucion hyn në dekadën e tij të dytë e cila shoqërohet nga një procses “zgjerimi” dhe ristrukturimi, ku dy fakultete të tjera do t’i shtohen atyre aktualë. UET ka dorëzuar prej disa kohësh tashmë programet e reja të studimit, të cilat pritet të miratohen nga Ministria e Arsimit të shpejti, duke e shndërruar kështu në një universitet me 5 fakultete, ku shkencat sociale do të ndahen qartësisht nga humanitetet, kalimin nga 48 programe studimi në 75 të tilla, nga disa dhjetra profile në 125 profile, të cilat “strehohen” nën çdo program studimi, ku në tërësi do të ketë 750 lëndë.
Në vazhdën e këtyre zhvillimeve dhe përditësimit me atë çfarë tregu i punës pret nga universitetet, UET prezantoi në Asamblenë e Pedagogëve, ndër të tjera edhe projektet e reja inovatore që do të shoqërojnë këto risi. Gjithashtu politikat e reja  të prezantuara, si synim primar kanë jo vetëm ruajtjen e cilësisë së derimëtashme, por edhe vijimësinë e funksionimin në bazë të filozofisë së kahershme të UET për meritokraci dhe komunikim cilësor pedagog-student, ndërkohë që me “zgjerimin” e tij dhe shndërrimin në universitet gjithëpërfshirës, përgjegjësitë që institucioni ka në raport me shërbimet që u ofron studentët të tij rriten.
Në këtë kontekst, edhe Asambleja e Pedagogëve shërbeu si një ‘mirëseardhje’ dhe motivim për një start të ri në këtë vit akademik që fillon në tetor.  Universiteti Europian i Tiranës, veçanërisht në javët që vijojnë, i ka dyer të hapuara për të gjithë maturantët e interesuar të bëhen pjesë e tij, me zyrat e posaçme të ngritura në shërbim të tyre, për orientim dhe asistim në proceset e ndryshme që kanë të bëjnë me regjistrimin në universitet për të gjithë ata që kanë nevojë. Krahas zyrave të ngritura enkas për këtë qëllim, UET vë në dispozicion pedagogët e tij, për ata që kanë nevojë për këshillim, që janë të paqartë, ose të pasigurtë për zgjedhjet e tyre.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas