Kryesore

Ja çfarë premton Juncker për Shqipërinë…

Jean-Claude Juncker ka pranuar se roli i tij si President i Komisionit Evropian i jep kompetencat që t’ju tregojë udhëheqësve të vendeve evropiane se çfarë duhet të bëjnë, por ai e mohoi se shihet si “xhaxhai i rreptë nga Brukseli”.

 



 

Juncker pohoi se detyra e tij është të udhëtojë në Evropë dhe t’ju thotë udhëheqësve të shteteve të ndryshme se “çfarë duhet të bëjnë”.

Në muajin shkurt ai vizitoi Serbinë, Bosnjën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Shqipërinë, duke i përditësuar vendet me progresin e bërë për përmbushjen e kritereve të pranimit në Bashkimin Europian.

Juncer u shpreh se: “Unë jam këtu për të folur me ju si të barabartë. Nuk dua që dikush të më shohë si xhaxhai i rreptë nga Brukseli, që vjen këtu për të treguar se si të sillemi. Kjo është e rëndësishme. Askujt nuk i pëlqen që vazhdimisht t’ju thuhet se çfarë duhet bërë, megjithatë kjo është ajo që unë kam bërë”.

Gjatë turit ballkanik, Juncker cilësoi vitin 2025 si afat kohor të pranimit të vendeve në Bashkimin Europian, të cilat po tregohen të paduruara në procesin e pranimit.

Por, politikanët në Ballkanin Perëndimor akuzuan kohën e zgjatur të pranimit në union, si “një premtim bosh”.

Në vijim të intervistës, Juncker shtoi se : “Nuk po e bëj veten të njohur në këtë turne. Unë u them atyre se kjo është ajo që ju duhet të bëni, kjo është ajo që ju duhet të zgjidhni. Ndjej sikur marr një mirëseardhje të ngrohtë, por mirupafshim të ftohtë”.

Pas udhëtimit të tij në Ballkanin Perëndimor, Juncker i tha Parlamentit Europian se nuk kishte “datë apo afat të caktuar” në lidhje me pranimin.

Serbia dhe Mali i Zi janë parë gjerësisht si kryesuese për t’u bashkuar me Bashkimin Europian, por dy vendet aktualisht po negociojnë kapitujt që duhet të përmbushin përpara se të hyjnë në Bashkimin Europian. Teksa, Maqedonia dhe Shqipëria pritet t’ju jepet mundësia për të filluar negociatat e pranimit në Bashkimin Europian në muajin qershor.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas