Shëndeti

Ja çfarë ndodh nëse konsumoni mollë

Ne e dimë që konsumimi i frutave është i domosdoshëm dhe i bënë mirë shëndetit tonë. Për këtë arsye, fryti që konsumohet më shpesh është molla, por çfarë sjellë saktësisht konsumimi i saj?

  1. Mbajnë gojën më të shëndetshme

Ushqimet alkaline ndihmojnë në ekuilibrin e acidit dhe mollët janë një frut alkalinë. Ato bëjnë të mundur që të eliminojnë nga pështyma që gjendet në gojë të gjitha bakteret që vijnë nga ushqimet që ne konsumojmë. Kjo ndihmon në uljen e rrezikut të frymëmarrjes së vështirë.



2.Mbron Trurin

Mollët thuhet se janë një antioksidant i shkëlqyer i  përbërë nga “quercetin”. Një gjysmë mollë vlerësohet të ketë deri në 10 miligramë “quercetin”. Sipas hulumtimit nga Universiteti “Cornell” besohet se molla ka një efekt mbrojtës për qelizat tona të trurit.

Një studim tjetër që u bë në vitin 2015 tha se ekzistonte një lidhje mes konsumit të mollës dhe uljes së rrezikut nga sëmundja Alzheimer. Megjithatë, është  më e dobishme të konsumoni mollën se bashku me lëkurë, pasi që është ajo nga ku vjen shumica e “quercetin-it”.

  1. Peshë normale

Mollët ndihmojnë kundër obezitetit, thanë shkencëtarët e Universitetit Shtetëror të Uashingtonit që zhvilluan një studim në vitin 2015, të cilët rekomanduan konsumimin e tyre. “Ne e dimë se në përgjithësi, mollët janë një ekuilibrues shumë i mirë i ushqimit që konsumohet në mënyrë të pakontrollueshme, por kjo në fakt varet nga organizmi i trupit të njeriut, i cili është i ndryshëm në njerëz të ndryshëm. Fruti i mollës duke qënë së ka përmbajtje të lartë të fibrave ndihmon në eliminimin e baktereve në zorrë. Kjo mund të ndihmojë në parandalimin e çrregullimeve metabolike të lidhura me obezitetin dhe inflamacionin kronik të cilat mund të çojnë në diabet.

  1. Ul rrezikun e prekjes së zemrës

Molla i ul ndjeshëm faktorët që nxisin rrezikun ndaj zemrës. Meqenëse këto frute janë të larta në aspektin e përmbajtjes së fibrave të tretshme, ato mund të ndihmojnë në mbajtjen e niveleve më të ulëta të kolesterolit. Përveç kësaj, ato përmbajnë flavonoide të shëndetshme, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, si dhe në rrezikun e goditjeve në zemër.

  1. Kocka më të forta

Mollët janë ndër frutat që kanë një efekt të dobishëm në forcimin e kockave. Ato e mbrojnë kockën nga osteoporoza, që e karakterizohet nga përkeqësimi i kockave dhe rritja e rrezikut të thyerjeve.

Një studim, i cili krahasoi njerëzit që e konsumonin mollën si pjesë e dietës së tyre me njerëzit që nuk e kishin konsumuar, u gjet se të parët kishin një humbje më të vogël  të kalciumit krahasuar me personat që nuk e konsumonin mollën.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas