Kryesore, Te Vecanta, Teknologji

Ja ‘bisha’ e re e Kremlinit me të cilën do të udhëtojë Vladimir Putin

Nuk është “Bentley” as “Rolls Royce”, por limuzina më e re dhe më luksoze “Made in Rusia”, e prodhuar enkas për eskortën e re të automjeteve të presidentit rus Vladimir Putin.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”293″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]



“Bisha” e re 4×4 dhe e superblinduar quhet “Kortezh” dhe është një histori suksesi në vijimsinë e limuzinëve rus që kanë shoqëruar udhëheqësit e këtij vendi ndër vite.

Mesa duket presidenti Putin mandatin e ri të presidencës së tij, do ta nisë me këtë supermakinë, duke hequr dorë kështu nga i preferuari i tij, “Mercedes Benzi Limuzin”.

Kjo edhe për faktin se kompania ruse që ka prodhuar prototipin luksoz ka projektuar edhe makinat e tjera të shoqërimit, pjesë e eskortës, të cilat do të jenë të gjitha uniforme, si dhe janë të pajisura në shumë detaje me simbolikat e Federatës Ruse dhe Kremlinit./Mapo.al/

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas